Ngjarja e zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës dhe përplasjet kanë tërhequr vëmendjen e një eurodeputeti gjerman.
Martin Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës, duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)”, shkroi Sonneborn në Twitter.
