Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe perspektivë evropiane dhe Presidenti Hashim Thaçi dhe parlamenti në Kosovë duhet të vlerësojnë nëse Thaçi mund t’i kryejë detyrat e tij gjatë procedurës kundër tij. Kështu ka thënë eurodeputeti dhe politikani austriak, Lukas Mandl, shkruan ots.at
Në një deklaratë, politikani austriak theksoi se anulimi i terminit, përfshirë edhe takimin e planifikuar për të shtunën me Presidentin e Serbisë në Washington, jep arsye për të konkluduar se kryerja e detyrave të tij paralelisht me procedurën kundër tij është e vështirë.
Ndryshe, Thaçi së bashku me Veselin dhe 8 të tjerë po akuzohen nga Gjykata Speciale për rreth 100 privime nga jeta të pretenduara, duke përfshirë edhe ato politike.