“Eurocopter X3” javën e kaluar ka testuar fluturimin duke arritur një rekord të ri të shpejtësisë së helikopterëve prej 472 kilometra në orë.
Edhe pse rekordi është shënuar më 7 qershor, lajmi rreth helikopterit u bë publik dje, raporton “Wired”.
Prodhuesi i SHBA-së ka qenë deri më tani numër një për helikopterë “Sikorsky“. Modeli “X2” në vitin 2010 arriti shpejtësinë prej 463 kilometrash në orë.
“Eurocopter X3” është në fakt një fluturake hibride, e cila ka rotor kryesor dhe në krahë ka dy motorë ndihmës.