Vlera e euros në bursën e Tokios ka shënuar rënie në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në 11 vjetët e fundit, si rezultat i fitores së koalicionit të së majtës radikale (SYRIZA), në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të së dielës në Greqi.
1 € është shkëmbyer të hënën për 1.1098 dollarë, vlera më e ulët e monedhës së Evropës ndaj monedhës amerikane që nga shtatori 2003.
Sipas ekspertëve, rënia e euros vjen për shkak se janë rritur rreziqet për sigurinë e ekonomisë evropiane pas fitores të Syrizas në Greqi.