Marrëveshja rreth borxhit amerikan nuk ka pasur ndikim ndaj drojës së uljes të notimit të SHBA-së dhe frangu zviceran ka vazhduar rritjen e tij karshi Euros si dhe e ka mbajtur presionin ndaj dollarit amerikan, njofton e përditshmja “24 Heures”
Sot në mëngjez frangu zviceran shkëmbehej me 1,0987 franga për një Euro, duke e fshirë kështu rekordin e djeshëm prej 1,1026 CHF/EUR.
“Duke u nisur nga frika e borxhit amerikan si dhe mundësisë së uljes së notimit të SHBA-së, investitorët kanë blerë në mënyrë të vazhdueshme frangun zviceran”, kanë thënë analistët e Bankës Pictet.