Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka arritur në tregun vendas nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj, duke u këmbyer me 133.58 lekë.
Euro u zhvlerësua ndjeshëm përkundrejt lekut gjatë fushatës zgjedhore, ku nivelin më të ulët e shënoi më 27 qershor.
Por, monedha euro vijoi e dobët gjatë gjithë sezonit veror, ndikuar edhe prej efekteve sezonale, si fluksi i turistëve dhe kthimi për pushime i emigrantëve, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Me përfundimin e këtyre efekteve, por edhe nën ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, ku euro po këmbehet në nivele të larta, monedha e përbashkët po fillon të forcohet edhe në tregun vendas, megjithëse pa kapur nivelin e një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën datë një vit më parë, euro këmbehej me 137.45 lekë, rreth 3.8 lekë më shumë.