Në kuadër të EURO 2024, sonte nga ora 21:00 do të luhet ndeshja mes Austrisë dhe Francës, transmeton albinfo.at.
Ndeshja do të zhvillohet në Düsseldorf, përkatësisht në stadiumin Merkur Spiel-Arena.
Deri më tani Austria është paraqitur e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit. Trajneri Ralf Rangnick është shprehur optimist, duke thënë se ekipi është shumë i përgatitur.
Austria sonte fillon rrugëtimin në EURO 2024 me Francën, me të cilën u takuan për herë të fundit në Ligën e Kombeve të UEFA-s në vitin 2022, duke humbur 2-0 në atë që ishte vetëm ndeshja e pestë e Rangnick në krye.