UEFA ka shpallur edhe renditjen e koeficienteve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo.
Kombëtarja e Zvicrës është në vazon e dytë me Italinë, Rusinë, Austrinë dhe Kroacinë.
Në vazon e parë janë ndarë bashkë me nikoqirin Francën, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika.
Në vazon e katërt janë të përcaktuar përfundimisht ekipe si Islanda, Uellsi, Shqipëria dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia duhet të presin ndeshjet e “play-off”-eve për të mësuar se në cilën vazo do të bëjnë pjesë.
UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot e ekipeve kombëtare, të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të përcaktuar 4 ekipet e mbetura të Europianit 2016.
Takimet e para “play-off” do të zhvillohen më 12-14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15-17 nëntor.