Këngëtari nga Shqipëria, Eugent Bushpepa ka impresionuar në natën e parë gjysmëfinale, dhe kjo ka bërë që ai të shkojë në finale, shkruan albinfo.ch.
Kanë qenë votat që kanë vendosur se përfaqësuesi i Shqipërisë është kualifikuar në finalen e madhe.
Nga 19 shtete sa morën pjesë, dhjetë prej tyre u kualifikuan në finalen, që do të zhvillohet të shtunën, derisa gjysmëfinalja e dytë do të mbahet të enjten.
Gjithashtu në finale është kualifikuar edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, që përfaqëson Qipron greke.
The Altice Arena is officially rocking out thanks to Eugent Bushpepa! #ESC2018 #AllAboard pic.twitter.com/TOZuzcqEuL
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) May 8, 2018