Etrit Berisha është duke menduar largimin nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri shqiptar nuk ka arritur të luajë asnjë minutë këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit ‘Granata’.
33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron tregu i transferimeve dhe së fundmi një alternativë është paraqitur.
Skuadra italiane Spezia është në gjurmët e Berishës, duke qenë se aktualisht kësaj skuadre i janë lënduar dy portierët e parë, polaku Dragowski dhe holandezi Zoet.
Tuttosport ka raportuar se drejtuesit e dy klubeve, Spezias dhe Torinos, kanë pasur tanimë bisedat e para për shqiptarin dhe ato pritet të vazhdojnë edhe më tej.
Berisha është pro kalimit te Spezia, pasi aty do të ishte titullar dhe kjo është ajo që i intereson portierit prishtinas.