ETH Zurich zuri vendin e 20-të në renditjen e universiteteve të Shangait të këtij viti, shkruan albinfo.ch.
Ky universitet u cilësua lart, duke shënuar shumë rezultate për inxhinierinë civile dhe shkencat mjedisore.
Universiteti i Cyrihut u rendit i 59-ti, Universiteti i Gjenevës i 62-ti dhe Universiteti i Bazelit i 83-ti.
Vendet e para u zunë përsëri nga universitetet amerikane:
Harvard (1),
Stanford (2) dhe
Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) (i treti). /Albinfo.ch