Për të pestin vit radhazi, ETH Zurich është renditur në vend të parë në mbarë botën në Shkencat e Tokës dhe Detit, Gjeologjisë dhe Gjeofizikës, përcjell albinfo.ch.
Ky vlerësim vjen sipas renditjes së universiteteve botërore sipas lëndëve, publikuar nga kompania analitike britanike Quacquarelli Symonds (QS).
Në total, universiteti është ndër 10 më të mirët globalisht në 16 lëndë.
Renditja e QS merr parasysh disa tregues, duke përfshirë reputacionin akademik, njohjen nga punëdhënësit, studimet e publikuara nga shkencëtarët në fushën përkatëse dhe rrjetin e tyre ndërkombëtar të kërkimit.