QS, një institucion britanik në ranglistën e universiteteve të botës që ka bërë për vitin 2013, në mesin e 100 universiteteve më të mira të botës ka futur edhe universitete zvicerane.
Renditja e Quacquarelli Symonds(QS) në Londër është bërë në bazë të sondazheve të akademikëve dhe kompanive në 30 disiplina akademike nga 700 universitete.
Dhe del që ETH i Cyrihut nuk është rastësisht në top-dhjetëshin e universiteteve botërore.
Universiteti i Cyrihut dallohet në fushën e shkencave kompjuterike, kimi, biologji, matematikë dhe fizikë.
Edhe ETH i Lozanës ka avancuar në ranglistë, duke hyrë në mesin e 20 universiteteve më të mira në botë.
Në vlerësimin e institutit britanik në shtatorit të vitit të kaluar, ETH i Cyrihut ishte më i miri në mesin e universiteteve të Evropës kontinentale (pa Britaninë e Madhe).
Megjithatë, në këtë renditje të 2013-ës, sipas QS dominojnë universitetet amerikane.
Universiteti i Harvardit është numër një në dhjetë disiplinat universitare. Më pas në renditje vijnë Assachusetts Institute of Technology (7), Universiteti nga Kalifornia in Berkeley dhe Universiteti i Oxfordit (4)