ETH Zurich i është përgjigjur krizës aktuale të refugjatëve dhe dëshiron të ofrojë kurse të gjuhës për refugjatët.
“Ne po e shqyrtojmë mundësinë së bashku me Universitetin e Cyrihut për të krijuar vende shtesë që refugjatët të mund të marrin pjesë në kurset e gjuhës gjermane”, thotë presidenti i ETH, Lino Guzzella, në një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Ekziston një proces sipas të cilit studentët e huaj mund të aplikojnë në ETH, thotë ai.
Bëhet fjalë për provimet pranuese dhe aftësitë gjuhësore.
Por Guzzella ka premtuar se kërkesat e refugjatëve do të shqyrtohen shpejt.
Se sa vende mund të ofrojë ETH, do të varet nga kërkesat. ETH Zurich dhe Universiteti i Cyrihut si duket nuk do të jenë të vetmit.
Konferenca e rektorëve të universiteteve zvicerane në seancën plenare këtë javë ra dakord për të përshtatur qasjen për refugjatët në fakultet në Zvicër.