Mediat raportojnë se protestuesit kanë përdorur panele plastike dhe karrige të shkulura nga një terren sportiv që ndodhej aty pranë, për të ngritur këtë barrikadë në mes të rrugës, para se t’i vënë flakën.
Në Hong-Kong që prej 31 marsit janë zhvilluar vazhdimisht manifestime në favor të ruajtjes së statusit autonom të rajonit, që janë nxitur nga një projektligj, i cili favorizon ekstradimin drejt Kinës, transmeton gazeta express, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Hong-Kongut nuk duan të jetojnë si pjesë autonome e Kinës, si rezultat ata vazhdojnë protestat e tyre.