Më 28 nëntor votuesit zviceranë do të vendosin për tri tema, transmeton albinfo.ch.
Njëra prej tyre kërkon të shfuqizojë një amendament të ligjit të diskutueshëm Covid-19 që ka të bëjë me certifikatën, i cili, “pretendojnë kundërshtarët, diskriminon personat e pavaksinuar”.
Një çështje tjetër në kutinë e votimit është se si të zgjidhet mungesa e punëtorëve shëndetësorë në Zvicër, veçanërisht e infermierëve. Meqenëse komiteti që qëndron pas nismës dhe qeveria federale nuk pajtohen se si të zgjidhet ky problem, do t’u mbetet votuesve të peshojnë.
Çështja e tretë është e ashtuquajtura “iniciativa e gjyqtarëve”, e cila synon të prezantojë një proces të ri për përzgjedhjen e gjyqtarëve federalë.
Më shumë informacion mbi referendumet që do të zhvillohen në fund të nëntorit mund të gjeni në linkun më poshtë:
https://www.admin.ch/gov/de/start/dokumentation/medienmitteilungen.msg-id-85264.html