Pushimet shkollore do të përfundojnë zyrtarisht nga e hëna në 15 kantone.
Kjo do të thotë që nëse jeni duke vozitur këtë fundjavë, nuk do të jeni i vetmi që do të dilni në rrugë, por priten kolona dhe bllokime trafiku, transmeton albinfo.ch.
Bllokimi dhe pengesat do të jenë më të rëndat në rrugët e mëposhtme:
- Tuneli Gotthard
- Aksi A3/A13 Cyrih-Chur-San Bernardino-Bellinzona-Chiasso
- A9 Lausanne-Montreux-Martigny-Brigue
- Aksi A3/A1 Bazel-Cyrih
- Aksi A3/A13 Cyrih-Chur-San Bernardino-Bellinzona-Chiasso, veçanërisht pranë Chur dhe tunelit San Bernardino
- Aksi i tunelit Martigny – Grand-St-Bernard
- Berna dhe rrethinat (ndërkëmbimi A1/A12/A6)
Gjithashtu, pritet trafik i rënduar në pika të ndryshme të kalimit kufitar drejt dhe nga Italia, Franca, Gjermania dhe Austria./thelocal