Një burrë i moshës 64 vjeçare, i dënuar për vrasje dhe për dhunim, duke përfituar nga mundësia e pushimit me përcjellje, në regjionin Provence/VD është arratisur në drejtim të panjohur.
Ai ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dy përcjellësit e tij, me ç`rast i ka shkaktuar lëndime të lehta përcjellëses femër.
Ai po mbahej në burg nga viti 2009 në Gorgier/Neuchatel. Policia e kantonit Vaud e konsideron të arratisurin si person tepër të rrezikshëm dhe me potencial të madh dhune.
Ai është 1.80 metra i gjatë dhe flet si frëngjishten ashtu edhe dialektin zviceran të gjermanishtes.
Në ndjekje të të arratisurit janë mobilizuar policitë e kantoneve VD dhe NE bashkë me polici të ndryshme komunale, xhandarmëria franceze dhe trupat e rojeve të kufirit. Ndërkaq ushtria franceze ka lënë edhe një helikopter në dispozicion të ndjekjes.
Qytetarët luten që në rast se shohin diçka të dyshimtë të njoftojnë policinë në numrin e urgjencës, 117.