Erza Muqolli, më 30 korrik, në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Kult Plus.
Ata me anë të një njoftimi kanë shkruar se më 30 korrik, në orën 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë e sjell Erza Muqolin, vajzën simpatike, e cila po mahnit muzikantët dhe audiencën franceze me talentin e saj.
“Erza po vazhdon me sukseset e saj, e në Kosovë vjen për herë të parë me një mbrëmje ku do të sjellë disa projekte muzikore, performancë të paharrueshme dhe do të na tregojë më shumë mbi rrugëtimin e saj fantastik në muzikë”.
Hyrja sipas njoftimit është pa pagesë dhe nuk ka nevojë për bileta apo ftesa.