Në mesin e yjeve të futbollit që pritet të shpërthejnë gjatë viteve të ardhshme në Gjermani, është edhe futbollisti shqiptar Eroll Zejnullahu. 20 vjeçari që luan për Union –Berlin në Bundesliga ll, tashmë është bërë lojtari më i plëqyer për të rinjtë e këtij ekipi.
Idhulli i Zejnullahut është futbollisti Zinedin Zidane. “Dëshira ime është të luaj ashtu siç luante idoli im francez”, ka thënë Erolli për “Bild.de”, transmeton “albinfo.ch”.
Mesfushori shqiptar e ka pranuar ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës, ku deri më tash ai është inkuadruar në disa takime miqësore që Kosova ka zhvilluar me përfaqësuese apo ekipe të huaja.
