Erëra të forta kanë kapluar kryeqytetin gjatë mesditës.
Era e fuqishme në kampusin e Universitetit të Prishtinës e ka shkulur një lis nga toka, derisa në lagjen “Dardania” janë thyer disa degë të një lisi.
Dëme ka pasur edhe në rrugën “Luan Haradinaj”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.
“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë, i lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë, lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti. Ndërsa për dëme nga erërat kanë njoftuar edhe në disa qytete të tjera.
Pas Prishtinës, më i prekur mbetet qyteti i Pejës.