Recep Tayyip Erdogan, president aktual i Turqisë, votoi sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat po mbahen në këtë vend. Por, kur shkoi në qendrën e votimit, u kap një moment teksa Erdogan shpërndante para cash.
Presidenti aktual turk u ka dhënë para fëmijëve që kanë qenë në qendrën e votimit, e ndërsa kjo po komentohet nëpër media si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e tij, i cili në këto momente nuk është shumë lart.
Kjo sepse sondazhet flasin për një rezultat shumë të ngushtë me kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu, aq sa rrezikon edhe pushtetin.
VIDEO:
https://twitter.com/AmichaiStein1/status/1657671100321394689?s=20