Tensionet e ngritura mes SHBA dhe Rusisë në lidhje me Sirinë, janë qetësuar. Kështu ka deklaruar sot (e premte), presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ishte mediator mes dy superfuqive duke biseduar njëherësh me presidentin Donald Trump dhe Vladimir Putinin.
“Zhvillimet në Duma, pas asaj çfarë ndodhi në Guodën Lindore, ishte e dhimbshme,” tha në fillim Erdogan. “SHBA ka gabime duke mbështetur terroristët e PKK, ndërsa Moska ka gabim që mbështet Assadin që ka vrarë qindra mijëra persona.”
Megjithatë, “zhvillimet e fundit kanë treguar se tensioni është ulur. Takimet tona janë në rrugë e sipër dhe ata do vijojnë,” tha në fund presidenti turk.
Turqia është pjesë e shteteve që ka ndërhyrë ushtarakisht në Siri, duke sulmuar kryesisht kurdët, të cilët janë aleatë të perëndimit në luftën kundër ISIS.