Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se një takim me presidentin amerikan mund të ndodhë së shpejti, shkruan Yeni Safak, përcjell në shqip albinfo.ch.
Këto deklarata i bëri gjatë datës së sotme, pasi u pyet nëse një takim tillë është i mundshëm.
“Ndoshta”, ka qenë një nga përgjigjet e tij, teksa ka thënë se Trump i ka kërkuar takim.
Takimi i kaluar i dy presidentëve ishte mbajtur më 1 dhjetor 2018, gjatë Samitit të Liderëve G20 në Argjentinë.