Policia kantonale e Thurgaut arrestoi një tregtar droge të premten në mëngjes në Frauenfeld, duke siguruar rreth 100 gramë heroinë, njofton policia.
Rreth orës 8:00, hetuesit e policisë kantonale të Thurgaut po bënin një kërkim në një shtëpi në Bahnhofstrasse, duke u ndeshur me një shqiptar 26 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kontrollit, policia siguroi rreth 100 gramë heroinë dhe rreth 360 gramë narkotikë të tjera.
Njeriu, i cili po qëndron si turist në Zvicër është në paraburgim. Prokuroria kryen një hetim penal ndaj tij.