Kryeqyteti i zhurmshëm i Kosovës i ka lënë përshtypje një turisteje nga Australia, përcjell albinfo.ch.
27-vjeçarja australiane, Sarah, ka qëndruar për dhjetë ditë në Kosovë dhe në blogun e saj cerealsarah.com ka ndarë përshtypjet e saj, në veçanti për Prishtinën.
Ajo ka thënë se arsyeja që e solli në Kosovë ishte statuja e Bill Clinton dhe duart e mëdha të statujës.
Megjithatë, Sarah thotë se ra në dashuri me këtë vend.
“Zakonisht mundohem t’i mbaj pritshmëritë e vogla, por në Kosovë i kisha të larta, dhe në përgjithësi nuk u zhgënjeva”, ka shkruar Sarah, përcjell albinfo.ch.
Në blogun e saj, Sarah ka shkruar edhe një artikull “How to fall in love with Kosovo” (Si të biesh në dashuri me Kosovën), në të cilin ka ndarë eksperiencat e saj dhe ka dhënë sugjerime për vizitorët.