Raportohet se një aksident fatal trafiku ka ndodhur në fshatin Krushevë të Vogël në komunën e Klinës, në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e përplasjes nga lëndimet e rënda ka vdekur vozitësi i makinës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se viktima e këtij aksidenti është i riu nga Jashanica e Klinës, B. H.
I ndjeri jetonte e vepronte në Gjermani.
Lajmi për aksidentit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:52 ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.