Fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards 2017 është Era Istrefi.
Këngëtarja prishtinase debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani për money”. Singlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyri në listat muzikore në Belgjikë, por suksesi më i madh në gjithë vendet evropiane u realizua me këngën “Bon Bon”.
Ajo ka arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube.
Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony, përcjell “albinfo.ch”.
Ky shpërblim tash e 10 vite u ipet artistëve të cilët ishin dhe janë të suksesshëm edhe jashtë vendit të tyre se ku jetojnë e veprojnë.