“Ju sapo jeni kthyer nga ushtria dhe tash në shtratin tuaj në shtëpi është shtrirë një burrë tjetër”. Me këto fjalë të folura me tonin tipik ushtarak i nxit një epror i tyre ushtarët në një shesh për qitje me armë. “Mikesha juaj ju pyet: i dashur, përse ke ardhur sot më herët në shtëpi?”.
Këto janë pjesë nga përshkrimi i asaj që shihet në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, të publikuar nga blickl.ch. Ushtarët janë të shtrirë përmbys me armët në pozicionin e qitjes. “Ju çmendeni fare”, u bërtet më tutje eprori atyre. “Mikesha ju thotë se puna nuk është aq keq, sepse ky ishte i pari”. Dhe pastaj ai pyet ushtarët: “Si reagoni ju?” Ushtarët reagojnë menjëherë me të shtëna.
Eprori duket se ka filmuar vetë këtë skenë me një rrëfim të pakripë, transmeton albinfo.ch. Videoja është xhiruar në regjionin e Thunit, Kantoni i Bernës.
Zëdhënësi i ushtrisë, Danierl Reist thotë për blick se kjo që po shihet është shokuese. “Kjo video, nëse është e vërtetë dhe nuk bëhet fjalë për montim të zërit, është e pashije dhe absolutisht e patolerueshme nga pikëpamja e ushtrisë”.
Ai ka thënë se është e vështirë të identifikohet vendi i xhirimit pasi që vendet e qitjes janë njësoj kudo.
“Ne do të përpiqemi të gjejmë vendin ku ka ndodhur kjo dhe kur është përgjegjës. Nëse ia dalim, atëherë komandanti përgjegjës do të marrë pasat e duhura”.
Ndërkaq, tashmë është identifikuar eprori përgjegjës, dhe ushtria ka iniciuar hetimet kundër tij, njofton blick.ch.
Video:
http://www.blick.ch/news/schweiz/vorgesetzer-im-skandal-video-der-armee-ist-bekannt-jetzt-ermittelt-die-militaerjustiz-id6586095.html