Këtë të hënë, nëpër të gjitha shkollat në Kosovë, në orën e parë të mësimit do të ligjërohet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi i Ministrisë së Arsimit korrespondon me nisjen e Epopesë së UÇK-së.
Njëherësh do të diskutohet edhe për Adem Jasharin dhe familjen Jashari, si nismëtar të rrugës së fundit të Kosovës për çlirim.
Në datat 5, 6 dhe 7 mars shënohet Epopeja e UÇK-së dhe njëherësh kujtohen e nderohen Familja Jashari.
Të hënën e 6 marsit, mes tjerash, Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe Seancën solemne për manifestimin e epopesë.