Vajza e re tha se ishte tronditur kur të shtunën e kaluar ka marrë një letër nga zyra e punësimit lokal në Augsburg për të punuar si kameriere në një shtëpi publike me emrin “Koloseum Augsburg”.
“Unë isha duke kërkuar për një punë të mirë për mbajtjen e shtëpisë dhe jo për punë në një shtëpi publike. Jam tronditur kur kam lexuar letrën. Nëna ime ka filluar të bërtasë, kur ka dëgjuar për letrën”, tha vajza.
Shefi i qendrës për punësim në Augsburg, Roland Fuerst tha se kishin bërë një gabim, sepse ata nuk e dinin se “Augsburg Koloseum” është një shtëpi publike.
Zyra për punësim nuk e kishte kishte telefonuar vajzën për të parë nëse është e interesuar për një vend pune të këtillë por i kishte dërguar vetëm një letër.
Ndryshe, prostitucioni është i lejuar ligjërisht në Gjermani.