Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, po vazhdon me ndeshje të mira dhe shkëlqim në La Liga me klubin e tij, Levante. Faqja e specializuar e statistikave Whoscored ka publikuar formacionin më të mirë të muajit qershor në La Liga. Përzgjedhja e tyre ka ardhur varësisht nga paraqitjet e tyre dhe mesatarja e notës në këto paraqitje të muajit […]
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, po vazhdon me ndeshje të mira dhe shkëlqim në La Liga me klubin e tij, Levante.
Faqja e specializuar e statistikave Whoscored ka publikuar formacionin më të mirë të muajit qershor në La Liga.
Përzgjedhja e tyre ka ardhur varësisht nga paraqitjet e tyre dhe mesatarja e notës në këto paraqitje të muajit qershor.
Pjesë e formacionit më të mirë është edhe ylli shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, i cili ka pasur një notë prej 7.39 gjatë muajit që lamë pas.
Në formacionin më të mirë të muajit nuk mungojnë as yje botërore, si Lionel Messi dhe Karim Benzema./Telegrafi