Kongresisti amerikan, Eliot Engel, duket se përpos që është mik i madh i shqiptarëve, di edhe të kërcejë vallet tona.
Ai bashkë me gruan e tij e kanë hedhur vallen tropojane gjatë ceremonisë së emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij.
Engel dhe bashkëshortja e tij u janë bashkangjitur valltarëve që morën pjesë në këtë ceremoni dhe që po e vallëzonin vallen e Tropojës nën tingujt e tupanit.