Të paktën shtatë persona në Britani të Madhe humbën jetën për shkak të mpiksjes së gjakut, pasi u injektuan me vaksinën e AstraZeneca.
Lajmi u konfirmua nga Agjencia Rregullatore e Barnave në Britaninë e Madhe, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave, nga 18 milionë qytetarë që janë vaksinuar nga 24 marsi, 30 persona kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.
Ende nuk ka konfirmim nëse janë rastësi apo janë efekte anësore të vaksinës.
Sipas autoriteteve britanike, përfitimet nga vaksina tejkalojnë rreziqet.
Megjithatë, shqetësime për vaksinën e AstraZeneca vijon të ketë edhe në shumë shtete të tjera, sikundër në Gjermani, Francë, Holandë dhe Kanada, që lejojnë vaksinimin me këtë dozë vetëm personat mbi 60-vjeç.