Çdo vit kërkuesi “Knud Bielefeld” bënë hulumtimin e emrave më të popullarizuar tek prindërit në Gjermani.
Emma dhe Ben janë emrat më të popullarizuar tek fëmijët e posalindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi ka treguar se emri Greta tani është më i popullarizuar për shkak të aktivistes klimatike, Greta Thunberg nga Suedia. Tani ky emër ndodhet në vendin e 30-të në Gjermani, derisa më parë ishte në vendin e 70-të.
Kjo është hera e nëntë që Ben ndodhet në vendin e parë tek meshkujt. Ben është dukshëm në vendin e parë, kurse tek vajzat Emilia and Hannah janë afër vendit të parë, përcjell tutje albinfo.ch.
Vajzat
Emma
Emilia
Hannah/Hanna
Mia
Sophia/Sofia
Lina
Mila
Marie
Ella
Lea
Meshkujt
Ben
Paul
Finn/Fynn
Leon
Jonas
Noah
Elias
Felix
Luis/Louis
Henri/Henry