Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën.
Gjatë kësaj jave do të ndodhë kjo vizitë, pati bërë të ditur për Klankosova.tv një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Në përgjigje u tha se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.
Kasanof pritet të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.
Ndërkaq, Alexander Kasanof ka qenë për vizitë edhe në Beograd, ku ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.