Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në këtë takim Abdixhiku dhe Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu ritheksoi se LDK-ja mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë në proceset e rëndësishme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.