Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje, pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
At Jarinje border crossing in northern #Kosovo today with 🇸🇮 & 🇩🇪 Special Envoys for the #WesternBalkans Anžej #Frangeš & @ManuelSarrazin & @EULEXKosovo @MZZRS pic.twitter.com/ms7ZxTcMTU
— Minca Benedejčič (@MBenedejcic) November 10, 2022
“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin…”, shkruan ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Sarrazin dhe Frangeš gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.