Shqiptarët në Itali nuk janë të njohur vetëm për vepra të këqija, por edhe për vepra bamirësie.
44-vjeçari shqiptar, Zef Marku ka treguar se si ka shpëtuar foshnjën e braktisur në Bresha të Italisë, kurse në spital ku kishte lindur i kishin vënë emrin Maria Lucia, raporton “TCH”.
Ai ka rrëfyer se për të do të mbetet një ditë e paharruar dhe plot emocione. Fillimisht një kalimtar e pati lajmëruar se pranë ndërtesës ku punonte dëgjohej një zë, ndoshta një mace e braktisur, përcjell albinfo.ch.
Ai rrëfen se sikur kishte një parandjenjë dhe ka vrapuar jashtë ku në një kuti në vend të maces gjeti një foshnjë të mbështjellë me peshqirë. Nga frika e të ftohtit ai ka mbështjellë beben me një batanije dhe e ka futur brenda dhe më pas ka lajmëruar urgjencën.
Foshnja, dy kilogramë e gjysmë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani karabinierët po kërkojnë prindërit, të cilën do të përballen me akuza që braktisën fëmijën.