Dhjetëra familje shqiptare emigrantësh janë orientuar drejt prodhimit të grurit, edhe pse, sipas tyre, ajo është pak e leverdishme.
Për shkak të rritjes së interesimit për orientimin, edhe Drejtoria e Bujqësisë ka marrë masa, duke testuar, kultivuar dhe prodhuar farë gruri.
“Interesimi i fermerëve është mjaft i lartë për këtë kulturë, pasi është shumë produktive, me kapacitet të lartë dhe ia vlen të shërbehet dhe të punohet me këtë kulturë. Vitet e fundit sipërfaqja e kësaj kulture ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më shumë. Pas një studimi 3-4 vjeçar, ne u rekomandojmë fermerëve që ta kultivojnë këtë kulturë gruri pasi është më e përshtatshme për zonën”, tha Demir Areza, agronom, raporton Top Channel.
Të vendosur përballë nevojës për mbijetesë, emigrantët pohojnë se nga gruri nuk arrijnë të sigurojnë fitime, por kjo ka qenë e vetmja zgjidhje për ta.
Rajoni i Korçës në Shqipëri mbjell mbi 1/10 e sipërfaqes me kulturën e grurit, duke prodhuar mbi 50,000 tonë në vit.