Në intervistën për ‘DW’, Thöne deklaron se përveç ndërtimit, janë sektorët e pastrimit dhe shëndetësisë, ku ballkanasit punësohen më shumë në Gjermani.
“Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorë nga vendet e tjera”, shprehet ai.
Wido Geis-Thöne thekson se është vështirë të llogaritet numri i punëtorëve nga Ballkani që rrinë në zonën gri apo të zezë të punësimit./gazetaexpress