Rreth 1.226 milionë njerëz erdhën më 2013 në Gjermani. 146 mijë më shumë se vitin e kaluar.
Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden njoftoi të enjten së rreth 1.2 milion njerëz nga jashtë kanë lëvizur në Gjermani vitin e kaluar.
Kjo ishte 146 mijë, ose 13 për qind më shumë se në vitin 2012. Një shkallë e tillë e lartë e emigracionit është regjistruar në vitin 1993.
Nga Gjermania po ashtu u larguan një total prej 789 mijë njerëzve, 77 mijë apo njëmbëdhjetë për qind më shumë se vitin e kaluar. Kjo rezulton me një migracion të përgjithshëm prej 437 mijë njerëzve, shifër kjo më e larta që nga viti 1993.
Nga gjithsej 1.22 milionë emigrantë, 1.1 milion persona ishin të huaj, që është 142 mijë, ose 15 për qind më shumë se në vitin 2012.