Njëri nga hoxhallarët më të njohur shqiptar është Elvis Naçi. Ai njihet si një hoxhë modern, por edhe shumë human.
Me anë të emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ u ka ndihmuar shumë familjeve që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.
Së fundi ka qenë në Zvicër, përkatësisht në Flums, ku salla ishte e mbushur me njerëz. Kjo ka qenë gjithashtu në kuadër të këtij emisioni, që kësaj radhe është mbajtur në Zvicër.
Naçi ka mbledhur fonde për të ndihmuar familjet dhe nevojtarët, duke e vazhduar misionin e tij.
Interesimi ka qenë shumë i madh edhe kësaj radhe, që dëshmon për popullaritetin e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet perëndimore.