Elvis Naçi, i njohur për aktivitetin e tij human, ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi nga Gjilani dhe po ashtu kjo familje do të përfitojë një pension prej 1000 eurove.
“Në familjen Abazi në Gjilan, ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin në Durrës. Qofshin të Xhenetit dhe shumë shpejt fillon shtëpia e re për t’u ndërtuar dhe një pension 1000 euro për 6 jetimet. Amin”, shkruan Naçi në Facebook.
Shemsedini, 32-vjeçar, pas vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë, ndërsa, Isa, 29-vjeçar, ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.