Skip to content

Elon Musk thotë se lufta me Zuckerberg do të zhvillohet në Itali

Elon Musk tha të premten se kishte folur me ministrin italian të kulturës, Gennaro Sangiuliano, për planifikimin e një lufte në kafaz me miliarderin rival të teknologjisë Mark Zuckerberg në Itali. Musk tha në platformën e tij të mediave sociale X, dikur Twitter, se ai dhe Sangiuliano kishin rënë dakord për një “lokacion epik” për […]

Elon Musk tha të premten se kishte folur me ministrin italian të kulturës, Gennaro Sangiuliano, për planifikimin e një lufte në kafaz me miliarderin rival të teknologjisë Mark Zuckerberg në Itali.

Musk tha në platformën e tij të mediave sociale X, dikur Twitter, se ai dhe Sangiuliano kishin rënë dakord për një “lokacion epik” për luftën, pa specifikuar se ku, përcjell albinfo.ch.

“Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, pra asgjë moderne”, shkroi Musk.

Megjithatë, Sangiuliano tha pas bisedës me Musk se ngjarja nuk do të mbahej në Romë, duke shtuar se ata ranë dakord për mbajtjen e një “ngjarjeje të madhe bamirësie dhe historikisht ndjellëse”, e cila do të respektonte dhe ruante vendet e trashëgimisë, shkruan DW.

Musk tha se lufta do të organizohej nga fondacionet e tij dhe të Zuckerberg.

Sangiuliano tha se “shumë milionë euro” pritet të dhurohen për dy spitale pediatrike italiane dhe kërkime shkencore për luftimin e sëmundjeve të fëmijërisë, përcjell albinfo.ch.

Më 20 qershor të këtij viti, Musk pyeti në Twitter-in e atëhershëm nëse Zuckerberg, i cili është trajnuar në jiujitsu, ishte “i gatshëm për një ndeshje në kafaz”.

Zuckerberg u përgjigj një ditë më vonë: “dërgo vendndodhjen”.