Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm.
“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën, duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk në Twiiter.
Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019, shkruan gazeta express, përcjell albinfo.ch.