Eliot Engel është zgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Eliot njihet si një mik shumë i mirë i Kosovës.
Sipas Pacollit, pas zgjedhjes së Eliot Elngel si kongresist, ky moment është i rëndësishëm.
“Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai shtoi se Engel ka përkrahjen e Kosovës, ndërsa falënderon SHBA-në për përkrahje të vazhdueshme.