Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës xhaz, Elina Duni, së bashku me Vlashent Satan organizuan një koncert bamirësie për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
“Për me u ndje mirë”, ishte koncerti që u titullua në shenjë humanizmi. Ky koncert u realizua më 21 dhjetor te katedralja ortodokse në mbështetje të kauzës së personave me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Down Syndrome Albania, Emanuela Zaimi, tha se të ardhurat e koncertit do të shkojnë për mbështetjen e shërbimeve terapeutike të fëmijëve nga familje në nevojë, përcjell albinfo.ch.
