19-vjeçarja e talentuar nga qyteti i Shkodrës, në gjysmëfinale ishte paraqitur me këngën “I believe i can fly”, ndërsa votimi këtë herë ishte i ndarë në dy pjesë.
Publiku me anë të televotimit ka qenë pothuajse i barabartë mes dy konkurrentëve.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të “The Voice of Italy”, kanë qenë mbi 30 mijë vota që numëruar për këtë çift konkurrentësh në këtë spektakël, transmetojnë mediat e Tiranës.
Rekord votash të cilat ishin ndarë me përqindje 50,13% për Mattia Lever dhe 49,87% për Elhaida Dani.
Një diferencë shumë e vogël për të përmbysur vlerësimin e trajnerit Cocciante, duke çuar kështu talenten 19-vjeçare nga Shqipëria në finalen e këtij edicioni.
Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”