Me këngën “Nessun Dolore”, 19-vjeçarja nga Shkodra, e cila bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante-s, nuk është eliminuar nga ky konkurrim muzikor në Itali.
Juria e ka vlerësuar performacën e talentes shqiptare, por nuk munguan as kritikat që në këtë fazë të konkurrimit sa vijnë edhe bëhen më të rëndësishme, transmetojnë mediat e Tiranës..
Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”.